Plagosja me armë në Tiranë, në vendngjarje shkon edhe drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejami

Pasditen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Nga të shtenat u plagos një 45-vjeçari, Lorenc Kosta. Autor i ngjarjes është një efektiv i policisë i identifikuar si Erjon Goxhana. Në vendngjarje ka shkuar Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj si dhe drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejami. […]

Gusht 19, 2024 - 16:30
 0
Plagosja me armë në Tiranë, në vendngjarje shkon edhe drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejami

Pasditen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Nga të shtenat u plagos një 45-vjeçari, Lorenc Kosta. Autor i ngjarjes është një efektiv i policisë i identifikuar si Erjon Goxhana. Në vendngjarje ka shkuar Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj si dhe drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejami.

Ata po kryejnë hetimet ndërsa kanë bërë me dije se po punojnë për kapjen e autorit. Ngjarja ka ndodhur te Komuna e Parisit, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit. Dyshohet se për motive xhelozie, një punonjës policie, Erjon Goxhara ka plagosur me armë zjarri 45-vjeçarin i cili i ka ngamuar gruan autorit. I plagosuri ndodhet ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.