Vizita e parë e një kryeministri indian në 30 vjet, Zelensky pret Modi-n në Ukrainë më 23 gusht

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri indian Narendra Modi do të diskutojnë marrëdhëniet e vendeve të tyre dhe bashkëpunimin shumëpalësh gjatë vizitës së kryeministrit indian në Kiev të premten, më 23

Gusht 19, 2024 - 17:20
 0
Vizita e parë e një kryeministri indian në 30 vjet, Zelensky pret Modi-n në Ukrainë më 23 gusht

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri indian Narendra Modi do të diskutojnë marrëdhëniet e vendeve të tyre dhe bashkëpunimin shumëpalësh gjatë vizitës së kryeministrit indian në Kiev të premten, më 23 gusht, me ftesë të Zelenskyt.

“Kjo është vizita e parë e kreut të qeverisë indiane në vendin tonë në historinë e marrëdhënieve tona dypalëshe”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit ukrainas të postuar në aplikacionin Telegram.

Kjo është vizita e parë e një udhëheqësi indian në Ukrainë që nga fillimi i luftës me Rusinë në fillim të vitit 2022, dhe vizita e parë e një kryeministri indian në Kiev në 30 vjet.

Ministria e Jashtme e Indisë thekson se Nju Delhi është në favor të dialogut dhe diplomacisë për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Megjithatë, India mban marrëdhënie të ngushta diplomatike dhe tregtare me Rusinë, të cilat nuk i ndryshoi pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.