Realizoi golin e parë sezonal me Besiktas, Aston Villa paraqet ofertën e parë për Ernest Muçin

Ernest Muci realizoi golin e pare sezonal, mbrëmjen e së djelës në sfidën ndaj Antalyaspor. Futbollisti I kombëtares nuk po gjen shumë hapësira me trajnerin e ri te Beshiktashi. Megjithatë në ato 3 minuta aktivizimi në ditën e djeshme, futbollisti shqiptar arriti të dalë te goli kundër Antalyaspor. Një sinjal i mirë ky nga Muci […]

Gusht 19, 2024 - 18:10
 0
Realizoi golin e parë sezonal me Besiktas, Aston Villa paraqet ofertën e parë për Ernest Muçin

Ernest Muci realizoi golin e pare sezonal, mbrëmjen e së djelës në sfidën ndaj Antalyaspor. Futbollisti I kombëtares nuk po gjen shumë hapësira me trajnerin e ri te Beshiktashi.

Megjithatë në ato 3 minuta aktivizimi në ditën e djeshme, futbollisti shqiptar arriti të dalë te goli kundër Antalyaspor. Një sinjal i mirë ky nga Muci që në Turqi është lënë tërësisht në hijen e Rafa Silvas. Por në mediat turke raportojnë se Aston Villa ka bërë ofertën e parë zyrtare për Mucin.

Sipas tyre, janë ofruar 10 milionë euro për të nënshkruar me këtë lojtar, ndërsa pritet përgjigja e Beshiktashit. Ndoshta kjo është edhe arsyeja se përse trajneri i ri nuk po i beson shumë ish-futbollistit të Tiranës. Ai preferon Rafa Silvan që do të qëndrojë te Beshiktashi sesa një lojtar që me shumë gjasa do të largohet.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.