DETAJE/ Pasi e plagosi i bëri foto! Si ndodhi ngjarja te “Komuna e Parisit”, polici ndaloi makinën dhe qëlloi Kostën

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar detaje të reja nga plagosja e rëndë e Lorenc Kostës pasditen e sotme në Tiranë.

Gusht 19, 2024 - 19:00
 0
DETAJE/ Pasi e plagosi i bëri foto! Si ndodhi ngjarja te “Komuna e Parisit”, polici ndaloi makinën dhe qëlloi Kostën

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar detaje të reja nga plagosja e rëndë e Lorenc Kostës pasditen e sotme në Tiranë. Autor i dyshuar i ngjarjes është efektivi i policisë, Erion Goxhara.

Kosta ka qenë duke ecur në këmbë ndërsa autori ka ndaluar makinën. Pasi ka dalë Goxhara e ka qëlluar me 6 plumba në pjesën e këmbëve për t’a dëmtuar rëndë. Njëri prej plumbavee ka kapur në pjesën e barkut. Më pas, efektivi i policisë i ka bërë fotografi.

Dyshohet se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit, dyshim çka ka bërë që autori të ndërmarrë veprimin ekstrem.

Pas ngjarjes Goxhara është larguar me mjetin e tij, ka mbërritur në banesë dhe ka marrë një çantë me vete. Më pas dyshohet se është larguar drejt Dajtit. Policia ende nuk ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë.

Në një deklaratë për mediet, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i bëri thirrje që të dorëzohet.

I pyetur nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj nëse efektivi i policisë ka qëlluar me armën e shërbimit ai tha se autori ka qenë jashtë orarit të punës. Vocaj tha gjithashtu se autori ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

“Probabiliteti është që ka qëlluar me armën e shërbimit. Motivet janë të dobëta. Mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, nuk tregon dashje për ta vrarë. Do të jenë ekzaminimet që do të përcaktojnë shkallën e përgjegjësisë.

Autori ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë për ta kapur. I bëjmë thirrje dhe përmes medias të dorëzohet”, tha Vocaj./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.