Plagosja te Komuna e Parisit, kush është 45-vjeçari që u qëllua me armë nga efektivi

45-vjeçari Loren Kosta, personi që shihni në foton më lart, mbeti i plagosur sot (19 gusht), pasi u qëllua me armë zjarri nga efektivi i policisë, Erion Goxhara. Bëhet me dije se Kosta ka punuar më parë te KESH, ndërsa aktualisht punon tek Enti Rregullator i Energjisë. Ai ka marrë plagë në pjesën e poshtme […]

Gusht 19, 2024 - 19:00
 0
Plagosja te Komuna e Parisit, kush është 45-vjeçari që u qëllua me armë nga efektivi

45-vjeçari Loren Kosta, personi që shihni në foton më lart, mbeti i plagosur sot (19 gusht), pasi u qëllua me armë zjarri nga efektivi i policisë, Erion Goxhara.

Bëhet me dije se Kosta ka punuar më parë te KESH, ndërsa aktualisht punon tek Enti Rregullator i Energjisë. Ai ka marrë plagë në pjesën e poshtme të trupit, ndërsa ndodhet në Spitalin e Traumës.

Efektivi Goxhara ndodhet ende në kërkim, ndërsa Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj bëri me dije në një deklaratë për mediat se kishte komunikuar me të dhe se ai ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Sipas Vocajt, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i bëri thirrje efektivit që të dorëzohej.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.