Në Laçi-Tirana “fiton” shiu dhe… mërzia!

Ndeshja në Kurbin mes Laçit dhe Tiranës ka nisur me 6 minuta me vonesë pasi kryesori, Olsid Ferataj verifikoi kushtet e terrenit pas reshjeve të dendura të shiut. Sa i përket takimit, të dy skuadrat nuk arritën të shënonin asnjë gol duke ndarë nga një pikë. Tirana, e drejtuar nga Shkëmbi kthehet në kryeqytet me […]

Gusht 19, 2024 - 19:50
 0
Në Laçi-Tirana “fiton” shiu dhe… mërzia!

Ndeshja në Kurbin mes Laçit dhe Tiranës ka nisur me 6 minuta me vonesë pasi kryesori, Olsid Ferataj verifikoi kushtet e terrenit pas reshjeve të dendura të shiut.

Sa i përket takimit, të dy skuadrat nuk arritën të shënonin asnjë gol duke ndarë nga një pikë. Tirana, e drejtuar nga Shkëmbi kthehet në kryeqytet me një pikë, e cila mund të mos mjaftojë për atë çfarë shfaqi ekipi në fushë.

Bardheblutë i shkuan disa herë pranë golit, por portieri kurbinas u tregua në lartësinë e duhur duke u mohuar golin Bajroviçit, Abelit dhe Jonuzit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.