Politika amerikane ndaj Ballkanit, ç’pritet të ndodhë në rajon nën Trump apo Harris
Nëse Donald Trump fiton zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, konfliktet në Ballkan janë të mundshme. Ai është një nacionalist etnik dhe do të avokojë për ndarjen e Ukrainës dhe Kosovës, me pasoja të mëdha për Ballkanin dhe më gjerë – thotë Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, në një intervistë për […]
Nëse Donald Trump fiton zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, konfliktet në Ballkan janë të mundshme. Ai është një nacionalist etnik dhe do të avokojë për ndarjen e Ukrainës dhe Kosovës, me pasoja të mëdha për Ballkanin dhe më gjerë – thotë Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, në një intervistë për Pobjeda nga Podgorica.
I pyetur se çfarë pret nga zgjedhjet, ai thotë se nuk bën parashikime për zgjedhjet, por i pëlqejnë shanset e përmirësuara që demokratët të fitojnë. Duke komentuar se cila do të jetë politika ndaj rajonit dhe nëse mund të pritet një rol më proaktiv i SHBA-së, si dhe një dozë më e madhe kritike ndaj Aleksandar Vuçiçit, Serwer ende nuk ka një përgjigje adekuate.
“Nuk e di vërtet. Harris nuk ka bërë asnjë deklaratë për Ballkanin që unë njoh. Por mund të pritet që ajo nuk është për nacionalizmin etnik, por për ekonominë liberale”, tha Serwer.
Në një nga shkrimet e tij për zgjedhjet amerikane, Serwer tha se miqtë e tij në Ballkan e pyesin se çfarë do të thotë për ta kandidatura e Kamala Harris.
“Ka pak dëshmi të çmuara të drejtpërdrejta se si do të zbatohet politika, por disa gjëra janë të dukshme. Tërheqja e Biden nuk ishte një surprizë, as mbështetja e tij për Kamala Harris, por mund të spekulohet për qëndrimin e saj ndaj Ballkanit. Kamala Harris është një mbështetëse e fortë e luftës së Ukrainës kundër pushtimit rus. Ajo do të dëshirojë të shohë fitoren e Kievit dhe humbjen e Moskës. Ata(demokratët) nuk do të kënaqen lehtësisht me ndarje. Ky qëndrim ndoshta do të bartet edhe në Ballkan. Nuk do të doja të isha ai që do t’i thoja një presidenteje femër me ngjyrë dhe indianeje se njerëzit e kombësive të ndryshme nuk mund të jetojnë së bashku”, shkruan Serwer.
Ai kujton se Kamala Harris do të ketë një qëndrim agresiv ndaj Kinës, si Biden dhe Trump.
“Kosova mund të duket si Tajvani (dhe Ukraina) për të. Kjo do të thotë se këto territore duhet të mbrohen kundër pretendimeve territoriale nga ish-sovrani. Nuk ka gjasa që ajo të jetë pro Bashkimit të Komunave me shumicë serbe apo autonomisë së Republikës Srpska. Dikush duhet ta këshillojë sa më herët dhe sa më shpesh që të jetë e mundur që të dyja idetë janë të këqija”, thotë Serwer.
Ai thekson se fushatat e vjeshtës dhe zgjedhjet në SHBA do të merren në masë të madhe me ruajtjen e demokracisë liberale, pra demokracisë së bazuar në të drejta të barabarta individuale dhe të mbrojtura nga shteti i së drejtës.
“Ata që duan mbështetjen e administratës së saj duhet të rreshtohen me këtë qëllim. Separatistët etnikë duhet të kenë kujdes. Administrata Biden miratoi një politikë qetësimi ndaj Serbisë. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye pse Kamala Harris duhet të vazhdojë ta bëjë këtë. Presidenti Vuçiç e orientoi Beogradin drejt Lindjes, duke u rreshtuar me Kinën, Rusinë dhe autokracitë e tjera, duke përfshirë Azerbajxhanin dhe Hungarinë. Dërgesat serbe të municioneve në Ukrainë vlejnë diçka, por me siguri janë dërguar për arsye ekonomike edhe nëse politika e uljes në dy karrige përfundon. Paqësimi ka dështuar qartë. Është koha për dashuri të ashpër. Kjo është diçka që temperamenti kokëfortë i Kamila Harris do ta gjejë të pranueshme”, thotë Serwer.
What's Your Reaction?