Emigrantë kthehen në Greqi, fluks udhëtarësh në pikat kufitare

Vijon të mbetet i lartë fluksi i lëvizjeve ndërkufitare në doganën e Kapshticës. Gjatë fundjavës nga kjo pikë kufitare kanë hyrë 4459 persona dhe kanë dalë nga territori ynë 7858 udhëtarë. Edhe fillimi i javës ka pasur shtim të udhëtarëve ,por fluksi më i shtuar është në dalje nga Shqipëria. Autoritetet e Kufirit kanë marrë […]

Gusht 19, 2024 - 22:05
 0
Emigrantë kthehen në Greqi, fluks udhëtarësh në pikat kufitare

Vijon të mbetet i lartë fluksi i lëvizjeve ndërkufitare në doganën e Kapshticës. Gjatë fundjavës nga kjo pikë kufitare kanë hyrë 4459 persona dhe kanë dalë nga territori ynë 7858 udhëtarë.

Edhe fillimi i javës ka pasur shtim të udhëtarëve ,por fluksi më i shtuar është në dalje nga Shqipëria. Autoritetet e Kufirit kanë marrë masa për të përpunuar pa vonesa dokumentacionin e mjeteve dhe udhëtarëve, duke hapur 4 sportele,ndërsa pala greke po punon me dy sportele.

Edhe pika doganore e Qafë-Thanës gjatë fundjavës ka pasur shtim të numrit të udhëtarëve,6022 prej të cilëve kanë hyrë në Shqipëri dhe 5022 kanë lënë vendin tonë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.