Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë në Velipojë, autorët janë vëllezër, dyshohet se…

Arsid Hoxha edhe Ersild Ishmi janë dy viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne. Njoftimi i Policise: Velipojë/Informacion paraprak Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe […]

Gusht 19, 2024 - 22:20
 0
Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë në Velipojë, autorët janë vëllezër, dyshohet se…

Arsid Hoxha edhe Ersild Ishmi janë dy viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne.

Njoftimi i Policise:

Velipojë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.