Kurti del hapur kundër Trump: Është kandidat i pazakonshëm, ka vërejtje për…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” kja folur dhe për sa i përket zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ai del hapur kundër ish-presidentit Trump, duke e quajtur atë një kandidat të pazakontë. Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër në pak muaj në Shtetet e Bashkuara mbahen zgjedhjet presidenciale, të cilat po […]

Gusht 19, 2024 - 23:15
 0
Kurti del hapur kundër Trump: Është kandidat i pazakonshëm, ka vërejtje për…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” kja folur dhe për sa i përket zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ai del hapur kundër ish-presidentit Trump, duke e quajtur atë një kandidat të pazakontë.

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër në pak muaj në Shtetet e Bashkuara mbahen zgjedhjet presidenciale, të cilat po ndiqen me vëmendje në të gjithë botën. Një pjesë e udhëheqësve të NATO-s kanë shprehur shqetësimin e tyre në rast të ndryshimit të administrative, duke pasur parasysh qëndrimet e zotit Donald Trump ndaj NATO-s. A jeni të shqetësuar ju në këtë aspekt, duke pasur parasysh marrëdhëniet tuaja me ish-administratën Trump?

Albin Kurti: Padyshim që kemi një situatë në të cilën Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një kandidat të pazakonshëm, bëhet fjala pra për ish-Presidentin Donald Trump, i cili në raport me NATO-n ka patur si vërejtje të tij kryesore, që shtetet anëtare do të duhet që të arrijnë kuotën prej 2 për qind sa i përket shpenzimeve për mbrojtjen dhe sigurinë. Në këtë aspekt besoj që Kosova është në anën e ndritshme, për shkak se ne tashmë e kemi mbërritur kuotën prej 2 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, meqenëse i kemi dyfishuar shpenzimet për mbrojtjen, e kemi trefishuar shpenzimet për armatime, si dhe i kemi katërfishuar trajnimet jashtë vendit, për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shohim si partner dhe në preokupimin kryesor të ish-Presidentit Trump, Kosova edhe aty merr notë pozitive. Natyrisht kjo nuk e ndryshon faktin që unë si kryetar subjekti politik dhe si Kryeministër i Republikës së Kosovës, mbetem demokrat, mbetem socialdemokrat.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.