Si dordolec i instaluar në oborrin e RTK-së!

Nga Kimete Berisha – Adi Krasta tha se nuk është i sigurt se a është fotografuar me Dejona Mihalin para apo pas urinimit! – Me rëndësi është që kjo ‘gjë’ nuk ka ndodhur gjatë urinimit! Para urinimit, Adi Krasta e përmendi seksin. – Tha, ‘unë s’di si ta bëj një fjalë më seksi se kaq […]

Gusht 20, 2024 - 08:50
 0
Si dordolec i instaluar në oborrin e RTK-së!

Nga Kimete Berisha

– Adi Krasta tha se nuk është i sigurt se a është fotografuar me Dejona Mihalin para apo pas urinimit!

– Me rëndësi është që kjo ‘gjë’ nuk ka ndodhur gjatë urinimit!

Para urinimit, Adi Krasta e përmendi seksin.

– Tha, ‘unë s’di si ta bëj një fjalë më seksi se kaq që e bëra’.

– S’di pse e seksualizoi bisedën, ndoshta për t’u bërë interesant, ndoshta se nuk ndjehej rehat, por e di se s’la gjë pa injoruar, dhe pa minimizuar.

– E minimizonte rrezikimin e jetës së gazetarëve të Nacionales e Periskopit nga RTK, nuk i ngutej, e vërteta le të pres….

E minimizonte bordin…minimizonte çdo gjë, sepse mendjen e kishte se si të bëhej drejtor…

njëqind herë iu referua vetes si zëvendës drejtor, se nuk ngopej…

– Por, ndjehej i pasigurt dhe u shmangej pyetjeve (si formë manipulimi) sepse e ka kuptuar se shqiptarët e Kosovës nuk janë budallenjë siç ka kujtuar.

– Pasi që problemeve u dha ngjyrime seksuale dhe fiziologjike, Adi Krasta e quajti opozitën budallaqe e

Lumiri ka qëlluar budallai më i madh që e saboton RTK-në!

– Adi Krasta i kërkoi Albin Kurtit që urgjentisht të ndërhyjë në RTK dhe t’i detyrojë popullin fukara ta parapaguajnë televizionin që nuk e shikojnë.

– Sillej si një sarhosh që ka ardhur ta mësoj Albin Kurtin se çfarë është

RTK, të cilën ia shiste shumë shtrenjtë.

– Ai nuk i fliste popullit, por Albin Kurtit, prej të cilit kërkonte pare.

– Nga Albin Kurti kërkoi që shpejt t’ia ndërtoj edhe një pallat, e Albini s’është i zoti as një shtëpi për vete ta ndërtoj…

– Ne RTK, tha, jemi më të rëndësishmit në Kosovë.

Anipse, askush s’i shikon, askush s’i lexon, jo që janë me pushtetin, por që s’janë interesant!

– Se, ‘gazetari privat, tha, nuk e do Kosovën më shumë se gazetari shtetëror’!

– Sipas tij, në RTK kanë ndodhur gjëra monstruoze, por nuk tregonte kush është montstrumi.

– Fliste si lider i një sekti, që ua ndalon anëtarëve të sektit RTK t’ia zbulojnë popullit sekretet e veta!

– Askush s’ka të drejtë t’i dijë problemet tona të brendshme!

– Po, ish gëzuar shumë, që pos Dejona Mihailit ia ka mbërrirë ymri një ditë të flas edhe me Mimozën në një pompë benzine, ku politikanët ndalojnë për t’i mbushur veturat e tyre private me pare të shtetit….

por nuk tregoi se a ka folur me Mimozën para apo pas urinimit.

– Ama Mimoza ka folur me Krastën, pasi që ka folur me Radojçiqin.

– Projekti më i madh i tij është festivali i këngës: që ky t’i lexoj titujt e këngëve dhe emrat e këngëtarëve e ata të dalin në skenë të këndojnë.

P.S. Ama, është dashur të hesht derisa të bëhej drejtor, se Albin Kurtit i doli prej qejfi!

U duk si një dordolec i instaluar në oborrin e RTK-së që të tremb ‘të vërtetën’!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.