Fundosja e jahtit në Sicili, mes të zhdukurve edhe presidenti i bankës amerikane

Kreu i Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer është në mesin e të zhdukurve pasi një jaht që transportonte sipërmarrësin teknologjik në Mbretërinë e

Gusht 20, 2024 - 10:55
 0
Fundosja e jahtit në Sicili, mes të zhdukurve edhe presidenti i bankës amerikane

Kreu i Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer është në mesin e të zhdukurve pasi një jaht që transportonte sipërmarrësin teknologjik në Mbretërinë e Bashkuar, Mike Lynch u mbyt në brigjet e Siçilisë gjatë një stuhie, ka thënë një zyrtar italian.

Salvatore Cocina, kreu i agjencisë së mbrojtjes civile në Siçili, tha se Bloomer dhe Chris Morvillo, një avokat në Clifford Chance, ishin midis gjashtë personave të zhdukur. Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare, Hannah, ishin gjithashtu të pagjetur të hënën vonë.

Një varkë me vela Bayesian me flamur britanik, 56 metra, mbante 22 persona dhe ishte ankoruar në breg pranë portit të Porticello kur u godit nga një tornado në orët e para të mëngjesit të së hënës, tha roja bregdetare italiane në një deklaratë të mëparshme.

Një burrë, i cili mendohet se ishte kuzhinieri i anijes, u konfirmua i vdekur. Roja bregdetare tha se të zhdukurit kishin kombësi britanike, amerikane dhe kanadeze.

Pesëmbëdhjetë njerëz u shpëtuan, duke përfshirë gruan e Lynch, Angela Bacares, e cila zotëronte varkën, dhe një vajzë njëvjeçare që u shpëtua nga nëna e saj. Të mbijetuarit thanë se udhëtimi ishte organizuar nga Lynch për kolegët e tij të punës.

Dikur i përshkruar si Bill Gates i Britanisë, Lynch kaloi pjesën më të madhe të dekadës së fundit në gjykatë duke mbrojtur emrin e tij kundër akuzave për mashtrim në lidhje me shitjen e firmës së tij softuerike, Autonomy, kompanisë amerikane të teknologjisë Heëlett-Packard për 11 miliardë dollarë.

59-vjeçari u shpall i pafajshëm nga një juri në San Francisko në qershor, pasi kishte kaluar më shumë se një vit duke jetuar në fakt në arrest shtëpie.

Disa orë pasi u publikua lajmi për fundosjen, doli se bashkë-pandehuri i tij në atë gjyq, Stephen Chamberlain, kishte vdekur pasi u godit nga një makinë ndërsa po vraponte në Cambridgeshire.

Të hënën, zhytësit e shpëtimit po përpiqeshin të arrinin në bykun e Bayesian, i cili mbante një ekuipazh prej 10 personash dhe 12 pasagjerësh, sipas rojes bregdetare italiane.

Varka ishte fundosur në rreth 49 metra dhe zyra e prokurorit publik në Termini Imerese po hetonte incidentin.

“Era ishte shumë e fortë. Pritej mot i keq, por jo i kësaj përmasash”, tha një zyrtar i rojes bregdetare në kryeqytetin sicilian Palermo për Reuters.

Kapiteni i një varke aty pranë i tha Reuters se kur frynin erërat, ai kishte ndezur motorin për të mbajtur kontrollin e anijes së tij dhe për të shmangur një përplasje me Bayesian, i cili ishte ankoruar pranë tij.

“Ne arritëm ta mbanim anijen në pozicion dhe pasi stuhia mbaroi, vumë re se anija pas nesh ishte zhdukur”, u tha Karsten Borner gazetarëve.

Ai tha se ekuipazhi i tij më pas gjeti disa nga të mbijetuarit në një gomone – duke përfshirë një vajzë të vogël dhe nënën e saj – dhe i mori në bord përpara se roja bregdetare t’i merrte. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.