E vranë dhe më pas e hodhën në humnerë në Memaliaj, tjetër krim i rëndë trondit vendin

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në fshatin Zhapokike 2, në Memaliaj. Burime policore për A2 CNN konfirmojnë se 72-vjeçari Faik Ajdini është vrarë. Nga konstatimet paraprake në trupin e të ndjerit, janë konstatuar dy goditje në qafë dhe në kokë, ku plaga në qafë ka shkaktuar hemorragji, çka ka shkaktuar vdekjen. Goditjet kanë […]

Gusht 20, 2024 - 12:10
 0
E vranë dhe më pas e hodhën në humnerë në Memaliaj, tjetër krim i rëndë trondit vendin

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në fshatin Zhapokike 2, në Memaliaj. Burime policore për A2 CNN konfirmojnë se 72-vjeçari Faik Ajdini është vrarë.

Nga konstatimet paraprake në trupin e të ndjerit, janë konstatuar dy goditje në qafë dhe në kokë, ku plaga në qafë ka shkaktuar hemorragji, çka ka shkaktuar vdekjen.

Goditjet kanë qenë me mjete prerëse sëpatë ose thikë. Terreni shumë i vështirë në përrua, ku është gjetur trupi i të ndjerit, ka bërë që në vendngjarje të shkojnë specialistët e grupit hetimor për të dalë në përfundime konkrete.

Trupi i të ndjerit ende nuk është lëvizur derisa të mbarojnë ekzaminimet. Sipas pistës fillestare, Faik Ajdini është qëlluar për vdekje dhe për të humbur gjurmët, vrasësi e ka hedhur në humnerë.

Ndërkaq, alarmin për humbjen e gjurmëve të të moshuarit e kanë dhënë familjarët e tij, të cilët kishin më shumë se 48 orë pa asnjë kontakt me të. Ndërkaq, Policia e Gjirokastrës ka ngritur 2 postblloqe në aksin nacional Memaliaj-Krahës dhe në akset lokale Memaliaj-Sektori i Tretë dhe Krahës-Rabijë.

Prej mesditës së djeshme vendi është tronditur nga një seri vrasjesh. Fillimisht një mesues amerikan në Tiranë vrau veten dhe gruan. Në mbrëmje dy të rinj u ekzekutuan në Velipojë ndërsa sot në Mirditë u zbulua trupi i një të moshuari të vrarë me armë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.