Konventa e Demokratëve, Biden i kalon stafetën Harris-it, kërkon mbështetje për kandidaten për presidente

Presidenti amerikan Joe Biden ka ringjarllur shpresat e Partisë Demkratike për zgjedhjet presidenciale një muaj pas tronditjes që shkaktoi vendimi i tij për

Gusht 20, 2024 - 12:10
 0
Konventa e Demokratëve, Biden i kalon stafetën Harris-it, kërkon mbështetje për kandidaten për presidente

Presidenti amerikan Joe Biden ka ringjarllur shpresat e Partisë Demkratike për zgjedhjet presidenciale një muaj pas tronditjes që shkaktoi vendimi i tij për tu tërhequr nga gara.

Kreu i shtëpisë së bardhë u shfaq në natën e partë të Konventës në Chikago me një fjalim emocionues duke i shprehur mbështetjen e plotë Kamala Harris. Biden iu këkroi votuesve të votojnë Harris si të vetmen mundësi për të shpëtuar demokracinë ndërsa kujtoi momentet kur ai erdhi në Shtëpinë e Bardhë.

“Besoja atëherë dhe besoj tani, se progresi ishte dhe është i mundur, ashtu siç është i arritshëm dhe se ditët tona më të mira janë ende përpara. Dimrin e kemi lënë pas. Qëndroj përpara jush me zemër mirënjohëse për të thënë se demokracia ka mbizotëruar. Demokracia është arritr dhe duhet të ruhet”, deklaroi Biden.

Biden tha se zgjedhja e Kamala Harris si pasardhëse ishte vendimi më i mirë që ai ka marë ndonjëherë ndërsa vendosi përballë pozicionet e Harris si prokurore dhe Trump si të dënuar.

“Krimi i dhunshëm ka rënë në nivelin më të ulët në 50 vitet e fundit dhe krimi do të vazhdojë të bjerë kur të vendosim një prokuror në Zyrën Ovale në vend të një krimineli të dënuar”, tha ai.

Pasi renditi arritjet për programet sociale, përfaqësimin e pakicave në gjyqësor, rikonsolidimin e ekonomisë të goditur nga pandemia, Biden u zotua se ashtu si ai dhe Harris do të luftojnë regjimet totalitare në arenën ndrkombëtare.

“Asnjë komandant i përgjithshëm nuk duhet të përkulet përpara një diktatori siç vepron Trump-i me Putinin. Unë nuk e kam bërë kurrë këtë dhe ju premtoj se Kamala Harris nuk do ta bëjë këtë kurrë”, u shpreh presidenti.

Kuvendi Kombëtar Demokrat që filloi punimet të hënën vonë në Çikago ka peshë të veçantë për këtë parti, vetëm një muaj pas ndërrimit të kandidatëve në mes të garës elektorale. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.