Ndërron jetë 117-vjecarja Maria Branyas, personi më i moshuar në botë

Ka ndërruar jetë në moshën 117 vjecare, Maria Branyas, një shtetas spanjolle e lindur në Amerikë. Branyas ishte cilësuar si njeriu më i moshuar në botë. “Maria Branyas na ka lënë. Iku ashtu sic donte, në gjumë, në paqe dhe pa dhimbje”  njoftoi familja e saj në një postim në rrjetin social X. Grupi kërkimor […]

Gusht 20, 2024 - 14:10
 0
Ndërron jetë 117-vjecarja Maria Branyas, personi më i moshuar në botë

Ka ndërruar jetë në moshën 117 vjecare, Maria Branyas, një shtetas spanjolle e lindur në Amerikë. Branyas ishte cilësuar si njeriu më i moshuar në botë.

“Maria Branyas na ka lënë. Iku ashtu sic donte, në gjumë, në paqe dhe pa dhimbje”  njoftoi familja e saj në një postim në rrjetin social X.

Grupi kërkimor i gerontologjisë, që verifikon dhe vlerëson detajet e personave mbi 100 vjeç, e pati renditur Branyas si më të moshuarën në botë.

Vitin e shkuar murgesha franceze Lucile Randon ndërroi  në moshën  118 vjeç.

Branyas lindi në San Francisco në datën 4 mars 1907 para se familja e saj të kthehej sërish në Spanjë kur ajo ishte në moshë të re. Përvec fatit dhe gjeneve, jetëgjatësinë e saj ia kishte faturuar rregullit, qetësisë, lidhjes me familjen dhe miqtë si dhe qëndrimit larg njerëzve toksikë.
Në kohën kur ndërroi jetë, Branyas ndodhej në një azil në qytezën katalanase të Olot.

Tashmë stafeta si personi më i moshuar në botë i kalon  japonezes Tomiko Itooka, që është 116 vjeçe.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.