Mori pjesë në Konventën e Demokratëve, Kurti për hapjen e urës mbi Ibër: Nuk i befasojmë aleatët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në punimet e natës së parë të Konventës Kombëtare Demokrate në Çikago. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai konfirmoi se do të mbajë takime të rëndësishme dhe se kishte një ftesë zyrtare për të qenë pjesë e eventit. Kurti gjithashtu theksoi se nuk do t’i surprizojë […]

Gusht 20, 2024 - 14:20
 0
Mori pjesë në Konventën e Demokratëve, Kurti për hapjen e urës mbi Ibër: Nuk i befasojmë aleatët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në punimet e natës së parë të Konventës Kombëtare Demokrate në Çikago.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai konfirmoi se do të mbajë takime të rëndësishme dhe se kishte një ftesë zyrtare për të qenë pjesë e eventit. Kurti gjithashtu theksoi se nuk do t’i surprizojë aleatët lidhur me çështjen e urës së Ibrit.

“Me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë ne asnjëherë, në asnjë situatë, nuk kemi dallime sa i përket qëllimeve, vlerave dhe parimeve. Nganjëherë rrallë, kemi dallime sa i përket strategjive, taktikave dhe operacioneve. Por, zakonisht këto dallime të jashtëzakonshme, sepse janë të rralla, bëhen lajme të mëdha. Ndërkaq përputhshmëria e zakonshme është ajo që nuk arrin të bëhet lajm. Edhe në këtë rast, kemi një situatë të ngjashme, ura mbi lumin Ibër është dashur të hapej atëherë kur është çliruar Kosova para 25 viteve. Ajo nuk është dashur të jetë e mbyllur atëherë kur u pavarësua Kosova para 16 viteve. Ajo është dashur të jetë e hapur edhe para tetë viteve, në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe planit të zbatimit.

Në këtë mënyrë, në jemi trefish të vonuar për shumë vite dhe ajo çfarë duam të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë qytetarët, mallrat dhe kapitalin. Në të dyja anët e lumit Ibër të ketë sundim të ligjit, që nuk e përjashton askënd dhe kjo paraqet vetë frymëmarrjen e shtetit demokratik. Duhet të na mirëkuptoni që ne mund të themi që sundimi i ligjit dhe lëvizja e lirë vlejnë gjithandej Kosovë, për të gjithë, tërë kohën, përveçse në urën kryesore mbi lumin Ibër. Jemi duke i dëgjuar me vëmendje të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet. Kurrë nuk ka pasur më shumë konsultime dhe koordinim dhe jam optimist se do ta kemi edhe sundimin e ligjit dhe lirinë e lëvizjes në njërën anë, edhe paqen, sigurinë dhe qetësinë në anën tjetër. Hapja e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë nuk është kundër askujt. Ajo është për komunitetin serb, për shqiptarët, për boshnjakët dhe për të gjitha pakicat e tjera, si turqit, egjiptianët, ashkalinjtë dhe romët. Kjo është për të gjithë qytetarët e republikës tonë demokratike. Evropa i ka shembur të gjitha muret. Ne jemi në Evropë dhe duhet ta hapim edhe këtë urë”, tha Kurti.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.