Blinken në Kajro për negociatat, Hamas akuzon SHBA-të për mashtrim në procesin e bisedimeve
Sekretari amerikan i shtetit fluturoi drejt Egjiptit këtë të martë në përpjeke për të plotësuar marrëveshjen që do të lironte pengjet izraelitë e
Sekretari amerikan i shtetit fluturoi drejt Egjiptit këtë të martë në përpjeke për të plotësuar marrëveshjen që do të lironte pengjet izraelitë e do t’i jepte fund luftës, e që pritet të arrihet gjatë bisedimeve këtë javë.
Blinken mbërriti në Egjipt nga Telavivi ku tha se Izraeli kishte pranuar propozimin amerikan që supozohet të jetë më i pranueshmi për palët e përfshira në konflikt. Ai i kërkoi edhe Hamasit të mos e refuzojë draftin e kompromisit.
Grupi militant palestinez nuk e ka hedhur poshtë përfundimisht propozimin, por ka thënë se ai nuk përfshin shumë nga pikat e dakorduara më parë dhe ka akuzuar Izraelin dhe SHBA për mashtrim në procesin e bisedimeve.
Në Egjipt, Blinken u takua presidentin El-Sisi, vendi i të cilit ka ndihmuar në ndërmjetësimin e bisedimeve të hapura për Gazën prej muajsh së bashku me SHBA-në dhe Katarin.
Në rrezik është fati i Gazës ku luftimet nuk janë për asnjë moment. Gjatë orëve të fundit autoritetet palestineze kanë raportuar për 12 viktima nga sulmet izraelite përfshirë në një shkollë strehimore në Gazën qëndrore.
Ushtria izraelite tha këtë të martë se kishte zbuluar truptat e pajetë të 6 pengjeve. Tashmë mbeten ende 109 perngje të tjerë që u morën nga militantët e hamasit në 7 tetor, një e treta e të cilëve besohet të kenë vdekur. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?