Pagat e prapambetura, Mbappe padit PSG-në për 55 milionë euro

Kylian Mbappe u largua nga Paris Saint-Germain në këtë merkato vere, për të kaluar te Real Madrid në Spanjë. Ndarja mes palëve nuk ishte aspak paqësore, kjo për shkak se drejtuesit donin ta mbanin dhe të rinovonin, diçka që nuk u pranua nga lojtari. Tashmë ka nisur një “përplasje” tjetër mes palëve në distancë. Sipas […]

Gusht 20, 2024 - 15:05
 0
Pagat e prapambetura, Mbappe padit PSG-në për 55 milionë euro

Kylian Mbappe u largua nga Paris Saint-Germain në këtë merkato vere, për të kaluar te Real Madrid në Spanjë.

Ndarja mes palëve nuk ishte aspak paqësore, kjo për shkak se drejtuesit donin ta mbanin dhe të rinovonin, diçka që nuk u pranua nga lojtari.

Tashmë ka nisur një “përplasje” tjetër mes palëve në distancë. Sipas asaj që raporton “Le Monde”, Mbappe ka paditur klubin francez, për pagat e prapambetura.

Sulmuesi është ankuar dhe pretendon se PSG-ja i detyrohet ende 55 milionë euro. Bëhet fjalë për një bonus prej 36 milionë eurosh që lojtari duhet ta merrte në muajin shkurt, plus tre paga të muajve, prill, maj dhe qershor, sipas kontratës mes tyre.

Mbappe ka njoftuar më herët për këtë Federatën Franceze, ndërsa ankesa ka shkuar edhe në UEFA. Në rast se akuzat vërtetohen, PSG-ja rrezikon dënim të rëndë si nga Federata, po ashtu edhe nga UEFA.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.