“Prova gjenerale”, italianët inspektojnë kushtet në Gjadër, nga 1 Shtatori nis popullimi i kampit

Testi i provës gjenerale për këtë kamp të ndërtuar rishtazi duket se kaloi me sukses. Specialistet italianë për disa orë kryen inspektimet e nevojshme, ku dhe pritet të hartojnë edhe raportin përfundimtar për standardet e plotësuara. Puna vijon në pjesën e jashtme të godinës ku po bëhen përgatitjet e fundit estetike, që në Shtator godina […]

Gusht 20, 2024 - 15:15
 0
“Prova gjenerale”, italianët inspektojnë kushtet në Gjadër, nga 1 Shtatori nis popullimi i kampit

Testi i provës gjenerale për këtë kamp të ndërtuar rishtazi duket se kaloi me sukses. Specialistet italianë për disa orë kryen inspektimet e nevojshme, ku dhe pritet të hartojnë edhe raportin përfundimtar për standardet e plotësuara.

Puna vijon në pjesën e jashtme të godinës ku po bëhen përgatitjet e fundit estetike, që në Shtator godina të mirëpresë emigrantët e parë.

Stafi italian që do të menaxhojë qendrën nga Shtatori është udhëzuar që të kenë etik dhe të bëjnë kujdes me sjelljen e tyre në raport me popullsinë vendase në zonën e kampit.

Këtë kamp do ta monitorojë Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara gjatë tre muajve të parë të zbatimit të marrëveshjes.

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 Nëntor 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.