Rriten me mbi 8 përqind arkëtimet, mbi 402 mld lekë në 7 muaj i shtohen buxhetit të shtetit

Kryesisht nga çmimet dhe fitimet e individëve e bizneseve, në harkun e muajve janar-korrik, në buxhetin e shtetit hynë mbi 402 miliardë lekë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në krahasim me janar-korrikun e vitit të shkuar, arkëtimet janë rritur me rreth 30.3 miliardë lekë, ose 8.2 për qind. Me gjithë inflacionin e […]

Gusht 20, 2024 - 16:20
 0
Rriten me mbi 8 përqind arkëtimet, mbi 402 mld lekë në 7 muaj i shtohen buxhetit të shtetit

Kryesisht nga çmimet dhe fitimet e individëve e bizneseve, në harkun e muajve janar-korrik, në buxhetin e shtetit hynë mbi 402 miliardë lekë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në krahasim me janar-korrikun e vitit të shkuar, arkëtimet janë rritur me rreth 30.3 miliardë lekë, ose 8.2 për qind.

Me gjithë inflacionin e zbutur, nga tatimi mbi vlerën e shtuar mbi çmimet e ushqimeve dhe produkteve u mblodhën plotë 89.5 miliardë lekë, 7.5 për qind më tepër se një vit më parë.

Rritja e pagave të individëve gjithashtu kontribuoi me 38.1 miliardë lekë, ndjekur nga taksat dhe akciza. E kundërta ka ndodhur me tatim-fitimin e bizneseve që sollën 2.5 për qind më pak para në arkën e shtetit se në janar-korrik 2023.

“Ky është një lajm i mirë për buxhetin e shtetit, por jo për qytetarët dhe bizneset. Këta të fundit po paguajnë më shumë. Na mungon një analizë që të tregojë se sa janë ngushtuar evazioni dhe informaliteti. nëpërmjet tyre ne do mund të matnim edhe performancën e përgjithshme të politikave,” shprehet Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë.

Nga ana tjetër qeveria duket se po tregohet më dorështrënguar te shpenzimet. Në harkun e muajve janar-korrik për investime shkuan pak më shumë se 347 miliardë lekë.

Në raport me janar-korrikun e vitit të shkuar shpenzimet janë zgjeruar me 6.5 për qind, por ato u realizuan vetëm në masën 92.3 për qind të planit.

“Duhet analizuar me kujdes. Pse nuk janë realizuar investimet. Ky është problem. Nuk është kurim por mungesë eficence nga institucionet.”

Të ardhurat ndjeshëm më të larat se shpenzimet bënë që ekonomia e vendit të mbyllej pozitivisht në harkun janar-korrik, me mbi 55 miliardë lekë të kursyera.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.