“Është pasioni ynë i hershëm”/ Të rinjtë shqiptarë ‘të etur” për t’u bërë mjekë, mbi 2 mijë persona në garë për 430 kuota

Konkursi i Mjekësisë është në ditët e fundit të tij, ndërsa ende ka kandidatë që presin t’i nënshtrohen testit elektronik. Janë nga shkolla dhe qytete të ndryshme të vendit, por ajo që ka bërë bashkë para Qendrës së Shërbimeve Arsimore është interesi për Mjekësinë e Përgjithshme. Emocionet janë të dukshme jo vetëm tek të rinjtë […]

Gusht 20, 2024 - 16:55
 0
“Është pasioni ynë i hershëm”/ Të rinjtë shqiptarë ‘të etur” për t’u bërë mjekë, mbi 2 mijë persona në garë për 430 kuota

Konkursi i Mjekësisë është në ditët e fundit të tij, ndërsa ende ka kandidatë që presin t’i nënshtrohen testit elektronik.

Janë nga shkolla dhe qytete të ndryshme të vendit, por ajo që ka bërë bashkë para Qendrës së Shërbimeve Arsimore është interesi për Mjekësinë e Përgjithshme.

Emocionet janë të dukshme jo vetëm tek të rinjtë konkurues por edhe tek prindërit e tyre. Disa prej tyre tregojnë për televizionin A2 CNN se Mjekësia është pasioni i tyre i hershëm.

Gjatë gjithë viteve të shkollës kanë mësuar për të arritur synimin ,ndaj në jo pak raste kanë refuzuar dhe sugjerimet e prindërve për të ndjekur programe të tjera larg Mjekësisë.

Testi elektronik i mjekësisë zgjat një orë. Në çdo raund hyjnë 60 kandidatë të cilët duhet t’i japin zgjidhje 50 pyetjeve nga programi i Biologjisë, Fizikës dhe Kimisë.

Me të mbaruar konkursin kandidatët njihen menjëherë me rezultatin e provimit. Për disa të rinj, më shumë sesa pikët e arritura te testit, më e rëndësishme është zgjedhja e shkollës së dëshiruar qe në disa raste lë pas dëshirat dhe llogaritjet e prindërve.

Mbi 2 mijë të rinj konkurrojnë për 430 kuota për degën e Mjekësisë së Përgjithshme. Konkursi mbyllet më 23 gusht dhe pas katër ditësh, më 27 gusht shpallen listat e të rinjve fitues

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.