“Të mësosh qe mos të futesh më në familjet e të tjerëve”, çfarë i tha polici 45-vjeçarit kur e plagosi! Goxhara dyshohet i përfshirë në afera korruptive

Zbulohen detaje të reja në lidhje me plagosjen e inxhinierit të ERE Lorenc Kosta. Në momentin që autori Erjon Goxhara e ka qëlluar

Gusht 20, 2024 - 19:40
 0
“Të mësosh qe mos të futesh më në familjet e të tjerëve”, çfarë i tha polici 45-vjeçarit kur e plagosi! Goxhara dyshohet i përfshirë në afera korruptive

Zbulohen detaje të reja në lidhje me plagosjen e inxhinierit të ERE Lorenc Kosta.

Në momentin që autori Erjon Goxhara e ka qëlluar me 6 plumba, në pjesët e këmbëve dhe ato intime më pas ka nxjerrë celularin ku e ka filmuar.

“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as ti hash djersën e tjetrit”, i ka thënë ai.

Këto janë fjalët që Goxhara i ka thënë Kostës, për të cilin kishte dyshime se kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij.

Referuar këtyre fjalëve, grupi hetimor ka dyshime që Goxhara të ketë abuzuar dhe të jetë përfshirë në afera korruptive përmes shfrytëzimit të detyrës si efektiv policie.

Edhe bashkëshortja e tij gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se bashkëshorti e akuzonte për tradhti dhe për shpërdorim të shumave të mëdha parash të cilat nuk i kishin depozituar në bankë, por i mbanin në banesë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.