Dërgohet për ekzaminim letra e amerikanit që vrau veten, çfarë shkruante pas krimit

Personi që shihni në foto është 53 vjeçari, Matthew Wertz nga Shtetet e Bashkuara që mbrëmjen e së hënës i dha fund jetës duke u vetëvrarë pasi më herët mbyti bashkëshorten e tij dhe vrau 2 qentë më shkop bejsbolli. Çifti i bashkëshortëve ishin shpërngulur prej vitesh në Shqipëri. Për krimin e rëndë, Matthew Wertz […]

Gusht 20, 2024 - 19:40
 0
Dërgohet për ekzaminim letra e amerikanit që vrau veten, çfarë shkruante pas krimit

Personi që shihni në foto është 53 vjeçari, Matthew Wertz nga Shtetet e Bashkuara që mbrëmjen e së hënës i dha fund jetës duke u vetëvrarë pasi më herët mbyti bashkëshorten e tij dhe vrau 2 qentë më shkop bejsbolli.

Çifti i bashkëshortëve ishin shpërngulur prej vitesh në Shqipëri. Për krimin e rëndë, Matthew Wertz me profesion mësues pranë një kolegji privat në Tiranë kishte lajmëruar drejtorin e shkollës ku punonte, i cili menjëherë lajmëroi policinë.

Këta të fundit fillimisht e gjetën 53-vjeçarin të vetvarur në derën e shtëpisë më pas gruan e tij indoneziane dhe dy qentë.

Po ashtu u gjet dhe një letër ku mësuesi amerikan sqaronte edhe shkaqet që e çuan drejt aktit ekstrem.

“Më fal baba, unë nuk ia dola dot. Po bëj diçka për të cilën do më gjykoni, po i jap fund jetës së njerëzve më të dashur. ”

Përveç letrës, policia ka sekuestruar edhe dorëshkrime të mëparshme të Matthew Janes Wertz, por edhe dorëshkrime të tjera që u gjetën në shkollën private ku ai jepte mësim.

Gjithashtu u sekuestrua një celular, katër kompjutera, një shkop bejsbolli, një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja si dhe një automjet të cilat janë çuar për ekzaminim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.