Shkëputet karrigia e karuselit në parkun e lojërave, vdes 19-vjeçari në Greqi! Vëllai pa tragjedinë

Greqi – Një 19 vjeçar ka gjetur vdekjen në një park argëtimi në Halkidiki. Të afërmit e tij kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësit e

Gusht 20, 2024 - 20:30
 0
Shkëputet karrigia e karuselit në parkun e lojërave, vdes 19-vjeçari në Greqi! Vëllai pa tragjedinë

Greqi – Një 19 vjeçar ka gjetur vdekjen në një park argëtimi në Halkidiki.

Të afërmit e tij kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësit e aksidentit.

I riu ishte për vizitë me nënën dhe dy vëllezërit e tij në Halkidiki dhe u ngjit në një karusel pa e ditur se çfarë e priste.

Sipas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore, 19-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga rënia.

Karrigia plastike në të cilën ai ishte ulur u shkëput dhe 19-vjeçari ra nga karuseli, siç tha i shokuar vëllai i tij, i cili në atë moment ndodhej në sediljen tjetër dhe pa tragjedinë të shpalosej para syve të tij.

19-vjeçari mori plagë të rënda në qafë dhe kokë.

Pronari i parkut u arrestua menjëherë, ndërsa operatori i makinerive është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Një hetim paraprak po kryhet nga policia. Do të kryhet ekspertiza për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa vendngjarja mbetet e bllokuar nga policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.