Rrëshqitje gurësh dhe rrugë të përmbytura nga moti i keq, “Rrugorja” apel shoferëve: Kini kujdes

Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, si dhe rritja e ndjeshme e trafikut rrugor në të gjitha akset rrugore kombëtare, Policia Rrugore u

Gusht 20, 2024 - 20:55
 0
Rrëshqitje gurësh dhe rrugë të përmbytura nga moti i keq, “Rrugorja” apel shoferëve: Kini kujdes

Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, si dhe rritja e ndjeshme e trafikut rrugor në të gjitha akset rrugore kombëtare, Policia Rrugore u ka bërë thirrje shoferëve të bëjnë më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave, veçanërisht me shenjat dalluese gjatë natës, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.

Kjo për shkak të lagështirës në rrugë, rënies së gurëve dhe inerteve nga rrjedhjet e shiut, si dhe si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, që kryesisht vijnë si rezultat i mungesës së durimit në kushtet e trafikut të rënduar.

“Për këtë arsye, strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë prezente me burime njerëzore dhe pajisje teknologjike të shtuara, jo vetëm për të rregulluar trafikun, por edhe për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore”, bën me dije Policia Rrugore.

Gjithashtu, të gjitha shërbimet e tjera të Policisë, përfshirë Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme Shqiponja, janë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë shërbimeve të Policisë Rrugore për menaxhimin e trafikut të rënduar, si dhe për përdoruesit e rrugës në rast nevoje si pasojë e motit të keq./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.