E rëndë në Prishtinë, gruaja vret kunatin me armë zjarri

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, në rrugën “Ismet Krasniqi”. Dyshohet se një grua ka vrarë me armë zjarri kunatin e saj. Lajmi për mediat në Kosovë është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka treguar se e dyshuara femër është vetëdorëzuar në Polici. “Sot rreth […]

Gusht 20, 2024 - 21:25
 0
E rëndë në Prishtinë, gruaja vret kunatin me armë zjarri

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, në rrugën “Ismet Krasniqi”. Dyshohet se një grua ka vrarë me armë zjarri kunatin e saj.

Lajmi për mediat në Kosovë është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se e dyshuara femër është vetëdorëzuar në Polici.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara N.M. femër”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.