Mjeku shqiptar hedh hije dyshimi mbi vdekjen e shkencëtarëve që studiuan SarsCov2 dhe Covid19

Mjeku Edvin Prifti ka komentuar vdekjen e shkencëtarëve dhe mjekëve gjatë periudhës së pandemisë, që u morën me studimin e Covid 19. Sipas mjekut është gjetur gjithnjë një justifikim për vdekjen e tyre, duke e cilësuar si vetëvrasje apo shkaqe të tjera. “In Memoriam Në respekt të një plejade shkencëtarësh dhe mjekësh të cilët u […]

Gusht 20, 2024 - 22:05
 0
Mjeku shqiptar hedh hije dyshimi mbi vdekjen e shkencëtarëve që studiuan SarsCov2 dhe Covid19

Mjeku Edvin Prifti ka komentuar vdekjen e shkencëtarëve dhe mjekëve gjatë periudhës së pandemisë, që u morën me studimin e Covid 19.

Sipas mjekut është gjetur gjithnjë një justifikim për vdekjen e tyre, duke e cilësuar si vetëvrasje apo shkaqe të tjera.

“In Memoriam

Në respekt të një plejade shkencëtarësh dhe mjekësh të cilët u morën me studimin e SarsCov2 dhe Covid19 dhe që sot rezultojnë të vdekur ose të eliminuar “shkencërisht”.

Sot do fillojmë një cikël ku do t’ju paraqes emrat e tyre një nga një dhe janë disa dhjetëra.

Sigurisht që për çdo njërin prej tyre autoritetet kanë gjetur justifikimet e duhura, për shkakun e vrasjes apo vetvrasjes por kjo s’ka rëndësi aspak!

E rëndësishme është që jeta e tyre u ndërpre nga forca madhore! Të vërtetat e plota uroj t’i gjejmë një ditë së bashku për të gjithë ata!

BING LIU

Shkencëtari i Biologjisë Kompjutacionale, profesor pranë Universitetit të Pitsburg, USA. Prof. Liu ekzekutohet në moshën 37-vjeçare, me disa plumba në shtëpinë e tij në Pitsburg në datë 2 Maj 2020 dhe në distancë nga shtëpia e tij gjendet “i vetëvrarë” vrasësi i tij në makinë.

Universiteti i Pitsburg njoftoi që prof Bing Liu kishte zbuluar mekanizmin e Covid19 si dhe trajtimin e tij. Policia me shpejtësi deklaroi që kjo vrasje dhe vetvrasje s’kishte të bënte me punën e Bing Liu dhe kërkimet e tij shkencore. Me shpejtësi e ndynë duke deklaruar që vrasja kishte të bënte me marrëdhënie intime etj etj!

Universiteti i Pitsburgut pas disa ditësh në Pittsburgh Post Gazette shprehu ngushëllimet për shkencëtarin e njohur dhe premtoi që do t’i bënte publike kërkimet e tij shkencore dhe do t’i çonte më tej gjë që s’ndodhi kurrë?! A thua se studimet bëhen nga vetëm një njeri?!

Asgjë më shumë nga ky moment në lidhje me këtë shkencëtar. Vrasja e tij do të shoqërohet më vonë me një “vetëvrasje” të një kolegu të tij të cilën do e shpjegojmë herës tjetër! Në foto keni lajme të CNN, NBC, Ëashington Post etj. Popujt cilido qofshin ata kanë memorie të shkurtër!?

PS-Ky postim është vetëm për ata që vlerësojnë sakrificat e këtyre njerëzve. Të tjerët do bënin mirë të mos e lexonin!”, shkruan mjeku.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.