Trump: Nëse fitoj do t’i ofroj Elon Musk-ut një post në qeveri! Pronari i Tesla-s i përgjigjet prerë

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një interviste për Reuters ka deklaruar se nëse do

Gusht 21, 2024 - 09:50
 0
Trump: Nëse fitoj do t’i ofroj Elon Musk-ut një post në qeveri! Pronari i Tesla-s i përgjigjet prerë

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një interviste për Reuters ka deklaruar se nëse do të fitojë, do t’i ofrojë një post në qeveri ose një rol këshillues në administratën e tij manjatit Elon Musk.

Trump shtoi se ky propozim do të kishte vlerë vetëm nëse Musk do ta dëshironte një gjë të tillë.

Nga ana tjetër përgjigja e Musk nuk vonoi shumë. Me anë të një postimi në platformën X Musk tha se ishte i gatshëm për këtë post.

“Unë jam gati të shërbej”, ka thënë pronari i X dhe Tesla-s.

Elon Musk e ka shfaqur hapur mbështetjen e tij për Donald Trump, madje ai financoi edhe fushatën e kandidatit republikan për zgjedhjet e ardhshme të nëntorit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.