Asgjësohen mbi 2800 rrënjë kanabisi në Shkodër, shpallet në kërkim një person

Policia e Shkodrës dhe gjetur dhe asgjësuar 2848 bimë cannabisi në kuadër të operacionit “Territor i pastër”. Autori i dyshuar i kultivimit të 74 prej këtyre bimëve është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit: -shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. Sh., 48 vjeç, pasi […]

Gusht 21, 2024 - 11:30
 0
Asgjësohen mbi 2800 rrënjë kanabisi në Shkodër, shpallet në kërkim një person

Policia e Shkodrës dhe gjetur dhe asgjësuar 2848 bimë cannabisi në kuadër të operacionit “Territor i pastër”.

Autori i dyshuar i kultivimit të 74 prej këtyre bimëve është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. Sh., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar 74 bimë cannabisi, në vendin e quajtur “Lugu i thive”. Punohet për kapjen e 48-vjeçarit. Gjithashtu, këto shërbime gjetën dhe asgjësuan në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, 1986 bimë të tjera cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel, 508 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 182 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Luf-Qerret, 98 bimë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.