Pa ujë të pijshëm në shtëpi, banorët e Fierit ngrihen në protestë: Absurde, paguajmë edhe taksat

Mungesa e ujit të pijshëm ka detyruar banorët e Hoxharës së re në Fier të ngrihen në protestë paraditen e sotme. Ata pohojnë të indinjuar se përgjatë gjithë muajve të verës në  çesmat e tyre ka patur vetëm 30 minuta ujë në ditë , situatë kjo e papranueshme në këto temperatura përvëluese. Ata pohojnë gjithashtu […]

Gusht 21, 2024 - 11:40
 0
Pa ujë të pijshëm në shtëpi, banorët e Fierit ngrihen në protestë: Absurde, paguajmë edhe taksat

Mungesa e ujit të pijshëm ka detyruar banorët e Hoxharës së re në Fier të ngrihen në protestë paraditen e sotme. Ata pohojnë të indinjuar se përgjatë gjithë muajve të verës në  çesmat e tyre ka patur vetëm 30 minuta ujë në ditë , situatë kjo e papranueshme në këto temperatura përvëluese. Ata pohojnë gjithashtu se kjo është një situatë e përsëritur teksa theksojnë se për nevojat e tyre kanë marrë ujë nga kanali vaditës që përshkon zonën.

Mungesa e këtij elementi jetik thonë banorët është absurde pasi kemi qënë taksapagues të rregullt pavarësisht nëse furnizohen vetëm gjysëm ore ujë në ditë. Më shqetësuese paraqitet situata për amvisat të cilat theksojnë se uji jo vetëm që mungon , por edhe kur vjen është i ndotur.

Përballë kësaj situate ata i kanë bërë njëzëri institucioneve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershe, pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.