Kontejnerët me lëndë toksike, reagon Dogana: Nuk është eksport nga Shqipëria, por tranzit ndërkombëtar

Administrata Doganore Shqiptare ka reaguar në lidhje me anijen e dyshuar se po transporton mbetje toksike nga Shqipëria drejt Kinës. Në deklaratën për mediat, Dogana thekson se rasti nuk është eksport nga Shqipëria, por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova Administrata Doganore Shqiptare thekson se ky rast po përdoret politikisht, ndërsa ky […]

Gusht 21, 2024 - 14:25
 0
Kontejnerët me lëndë toksike, reagon Dogana: Nuk është eksport nga Shqipëria, por tranzit ndërkombëtar

Administrata Doganore Shqiptare ka reaguar në lidhje me anijen e dyshuar se po transporton mbetje toksike nga Shqipëria drejt Kinës.

Në deklaratën për mediat, Dogana thekson se rasti nuk është eksport nga Shqipëria, por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova

Administrata Doganore Shqiptare thekson se ky rast po përdoret politikisht, ndërsa ky institucion është duke punuar me zyrën e BE-së për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

“Nisur nga informacionet disinformuese që po shpërndahen prej ditësh në media dhe po përdoren për arsye politike dhe për baltosjen e punës së Administratës Doganore Shqiptare, sqarojmë si vijon:

Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova  me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Sëitzerland.

Firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOË GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China.

Sa më sipër ritheksojmë se:

• Nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë;

• Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria.

ADSH si në rastet e mëparshëm por edhe në këtë rast, po shkëmben informacion intensiv si dhe po bashkëpunon ngushtë në hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Luftës kundër Mashtrimeve të BE-së) si dhe organizma të tjera ligj-zbatues”, thuhet në njoftimin e Administratës Doganore Shqiptare.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.