Panele diellore për ndriçimin rrugor, ARRSH nënshkruan kontratën për sinjalistikën në akset…

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat për përmirësimin e sinjalistikës në akset e Rajonit Verior dhe Qendër Lindje.  Në dokumentet e tenderit specifikohej se përfshirja e ndriçimit me sistem fotovoltaik është një risi për sigurinë rrugore. Kontrata për rajonin Qendër lindje përfshin ndërhyrjen në aksin Qafë Plloçë – Korçë dhe Korçë – Dogana Kapshticë. Në […]

Gusht 21, 2024 - 15:15
 0
Panele diellore për ndriçimin rrugor, ARRSH nënshkruan kontratën për sinjalistikën në akset…

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat për përmirësimin e sinjalistikës në akset e Rajonit Verior dhe Qendër Lindje.  Në dokumentet e tenderit specifikohej se përfshirja e ndriçimit me sistem fotovoltaik është një risi për sigurinë rrugore.

Kontrata për rajonin Qendër lindje përfshin ndërhyrjen në aksin Qafë Plloçë – Korçë dhe Korçë – Dogana Kapshticë. Në këto akse parashikohet të instalohen 108 shtylla ndriçimi me sistem fotovoltaik. Vlera e kontratës për këto ndërhyrje, shoqëruar edhe me vijëzimin është 83.71 mln lekë.
Kontrata e dytë për Rajonin Verior përfshin akset Rreps – Gjegjan – K. Hadroj, Lezhë – Fishtë – Vau Dejës, Shkodër – Hani Hotit dhe Tamarë – Vermosh, Vermosh – Doganë. Vlera e saj është 174.6 mln lekë. Për këtë rajon, instalimi i shtyllave të ndriçimit me sistem fotovoltaik është parashikuar në kryqëzimet e rrezikshme: Blinisht/Fishtë, Gjadër/Kodhel, Bushat dhe ai Pukës.

Investimi në ndriçim led, me sistem fotovoltaik shmang mirëmbajtjen e kushtueshme si dhe problemet e furnizimit me energji elektrike apo të dëmtimeve të mundshme. Ky ndriçim do të jetë tërësisht i pavarur nga rrjeti, pasi sigurohet nga energjia diellore, nëpërmjet paneleve fotovoltaike.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.