Kurti në ShBA, Departamenti i Shtetit e nxjerr “bllof”: Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të zhvillojë asnjë takim në Departamentin e Shtetit Amerikan. Nga DASh kanë thënë se nuk kanë asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar. “Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar,” – shkruan në përgjigjen e DASh-it për Kallxo.com. Kryeministri Kurti është duke qëndruar në ShBA, ku po merr […]

Gusht 21, 2024 - 16:10
 0
Kurti në ShBA, Departamenti i Shtetit e nxjerr “bllof”: Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të zhvillojë asnjë takim në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Nga DASh kanë thënë se nuk kanë asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar.

“Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar,” – shkruan në përgjigjen e DASh-it për Kallxo.com.

Kryeministri Kurti është duke qëndruar në ShBA, ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, me ftesë të NDI-së.

Ndërsa, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, dy ditë më parë kishin njoftuar në lidhje me udhëtimin e Kurtit në ShBA, ku kishin thënë se gjatë kësaj kohe, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale.

“Përgjatë qëndrimit në ShBA, Kryeministri do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale,” – thuhet në njoftimin e ZKM-së, ku kishin treguar për agjendën e Kurtit në ShBA.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.