Fundosja e jahtit në Palermo, gjenden dy trupa të tjerë, shkon në tre numri i viktimave

Zhytësit kanë gjetur trupat e dy prej gjashtë pasagjerëve të zhdukur në mbetjet e jahtit luksoz që u fundos në brigjet e Siçilisë,

Gusht 21, 2024 - 16:30
 0
Fundosja e jahtit në Palermo, gjenden dy trupa të tjerë, shkon në tre numri i viktimave

Zhytësit kanë gjetur trupat e dy prej gjashtë pasagjerëve të zhdukur në mbetjet e jahtit luksoz që u fundos në brigjet e Siçilisë, tha një burim i afërt me çështjen të mërkurën.

Jahti, në pronësi të gruas së sipërmarrësit britanik të teknologjisë, Mike Lynch, mbante 22 pasagjerë dhe ekuipazh dhe ishte ankoruar në portin e Porticello, afër Palermos, kur u fundos gjatë një stuhie të fortë para agimit të hënën.

Ekipet e shpëtimit nuk dhanë menjëherë emrat apo gjininë e të mbyturve, të cilët janë viktima e dytë dhe e tretë e mbytjes së anijes që u gjetën.

Trupi i kuzhinierit të jahtit, Recaldo Thomas, u gjet pak pasi anija u mbyt. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.