Plagoset me thikë 38-vjeçari në Gjirokastër

Një 38-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta në Gjirokastër. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen

Gusht 21, 2024 - 16:55
 0
Plagoset me thikë 38-vjeçari në Gjirokastër

Një 38-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta në Gjirokastër. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

“Në vendin e quajtur “Ura e Lumit” , Gjirokastër, në një servis automjetesh, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.