Me not nga Italia në Shqipëri, Eva Buzo nderohet me çmimin “Mirënjohje e qytetit të Vlorës”
Eva Buzo, sportistja e njohur shqiptare është nderuar me çmimin “Mirënjohje e qytetit të Vlorës, pasi ka përfunduar me sukses udhëtimin e saj
Eva Buzo, sportistja e njohur shqiptare është nderuar me çmimin “Mirënjohje e qytetit të Vlorës, pasi ka përfunduar me sukses udhëtimin e saj me not për më shumë se 35 orë, nga Italia drejt brigjeve të Vlorës.
Rrugëtimi në det nisi nga brigjet e Leces deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën Shqiptare, në afërsi të kepit të Gjuzës. Buzo u prit në takim nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, i cili vlërësoi kontributin e saj dhe nderimin e emrit të Shqipërisë, dhe vençanërisht të qytetit të Vlorës.
Dredha tha se Shkëmbi në Karaburur, ku arriti Eva do të pagëzohet si “Shkëmbi i Evës”, në nderim të suksesit të saj.
“Po ashtu jemi shumë krenar dhe ne, që kemi qenë pjesë e këtij udhëtimi duke dhënë asistencën tonë, por dhe duke promovuar vlerat që ka qyteti i Vlorës. Gjithashtu falenderojmë edhe shoqëruesit e Evës përgjatë gjithë udhëtimit, që nga Baçi dhe Viktori, peshkatarët që i kanë qëndruar pranë. Po ashtu shkëmbi ku Eva preku në Karaburun do të pagëzohet “shkëmbi Eva”, tha kryebashkiaku, Ermal Dredha.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe presidenti i shoqatës së notit Agim Çiraku, ku i dorëzoi kupën “Mirënjohje për Eva Buzon” në emër të Shoqatës shqiptare të notit, duke vlerësuar maksimalisht përpjekjet e saj për të kaluar me sukses sfidën e kalimit me not të kanalit të Otrantos.
Mes emocioneve, Eva u shpreh mirënjohëse ndaj Bashkisë së Vlorës, dhe thekson se arritjet e saj sot janë një rezultat i punë së madhe dhe të vazhdueshme që ka bërë që në moshë të vogël me veten e saj.
“Sot dua të flas me zërin e gjithë vajzave që merren me sport. Kam kujtime të fëmijërisë kur gjyshi im vinte në çdo aktivitet sportiv, ku unë merrja pjesë dhe plot krenari i tregoja medaljet që merrja që fëmijë. Pikërisht këto medalje më rritën kofidencën, jo vetëm në fushën e sportit, por dhe atë profesionale. Arritjet e mia sot janë rezultat i punës së madhe që kam bërë që në moshë të herët me veten. Sot jam një femër e fortë, që pëlqej sfidat dhe u them të gjithë femrave ‘forconi konfidencën, rrisni besimin dhe pranoni sfidat’”, u shpreh Buzo.
What's Your Reaction?