Vuçiç takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Serbët janë të frikësuar! Mund të ketë përshkallëzim tensioni me Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, Boris Ruge. Vuçiç, siç edhe pritej, proklamoi rrezikun e një përshkallëzimi dhe tensioni me Prishtinën. Sipas Vuçiç populli serb në Kosovë dhe Metohi jeton në gjendjen e frikës së vazhdueshme për jetën dhe […]

Gusht 21, 2024 - 18:40
 0
Vuçiç takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Serbët janë të frikësuar! Mund të ketë përshkallëzim tensioni me Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, Boris Ruge.

Vuçiç, siç edhe pritej, proklamoi rrezikun e një përshkallëzimi dhe tensioni me Prishtinën. Sipas Vuçiç populli serb në Kosovë dhe Metohi jeton në gjendjen e frikës së vazhdueshme për jetën dhe pronën.

Po ashtu Vuçiç theksoi se është e nevojshme të forcohen përpjekjet diplomatike dhe të koordinohen me forcat e KFOR-it në përputhje me Rezolutën 1244 dhe kompetencat që ato forca kanë si pjesë e mandatit të tyre për të garantuar sigurinë e serbëve në Kosovë dhe Metohi, për ta kthyer Prishtinën në dialog dhe të përmbushin të gjitha obligimet dhe mbi të gjitha nga Komunitetet e komunave serbe, përfundoi reagimin e tij në Instagram, Aleksandar Vuçiç.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.