“Isha në gjendje të rëndë”, çfarë deklaroi Erjon Goxhara pasi u vetëdorëzua në polici

Erjon Goxhara pasi është vetedorëzuar në polici është shfaqur në kushte të rënduara psikologjike. Në deklarimet paraprake, ai ka thënë para kolegëve se

Gusht 21, 2024 - 19:50
 0
“Isha në gjendje të rëndë”, çfarë deklaroi Erjon Goxhara pasi u vetëdorëzua në polici

Erjon Goxhara pasi është vetedorëzuar në polici është shfaqur në kushte të rënduara psikologjike.

Në deklarimet paraprake, ai ka thënë para kolegëve se është penduar për krimin e kryer dhe se plagosjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike. Goxhara po vijon të merret në pyetje nga grupi hetimor.

Efektivi Erjon Goxhara është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës pasditen e sotme, pasi dy ditë më parë plagosi me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta.

Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, pasi Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e autorit. Efektivi i policisë qëlloi 6 herë në drejtim të 45 vjeçarit dhe plumbat e kapën në këmbë e një në bark.

Pasi e plagosi ai e filmoi dhe më pas u largua, dyshohet në drejtim të Dajtit. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.