Lija e majmunëve, doktori Arjan Harxhi: Gjenerata para viteve 80-të është më e mbrojtur!

Lija e majmunit është shndërruar në emergjencë të shëndetit publik pasi virusi ka pësuar mutacion dhe nëntipi i ri ka shfaqur sëmundshëmri të lartë, tanimë jo vetëm në Afrikë. Mjeku infeksionit prof. dr. Arjan Harxhi shpjegon se ky shtim duhet marrë në konsideratë. “Ky shtamë i ri transmetohet nga njeriu tek njeriu”, shprehet si fillim […]

Gusht 21, 2024 - 21:00
 0
Lija e majmunëve, doktori Arjan Harxhi: Gjenerata para viteve 80-të është më e mbrojtur!

Lija e majmunit është shndërruar në emergjencë të shëndetit publik pasi virusi ka pësuar mutacion dhe nëntipi i ri ka shfaqur sëmundshëmri të lartë, tanimë jo vetëm në Afrikë.

Mjeku infeksionit prof. dr. Arjan Harxhi shpjegon se ky shtim duhet marrë në konsideratë.

“Ky shtamë i ri transmetohet nga njeriu tek njeriu”, shprehet si fillim Harxhi.

Por sa të rriskuar jemi nga kjo sëmundje, si përhapet ajo?

Prof. Harxhi përgjigjet kështu: “Kryesisht nga kontaktet e ngushta, pra nga marrëdhëniet seksuale. Por edhe nga kontakti me sende të infektuara dhe më pak nëpërmjet spërklave dhe nuk përhapet në ajër siç ishte rasti i COVID”.

Prof. Harxhi thotë se gjenerata e para viteve 80, ka një farë mbrojtjeje pasi kanë bërë vaksinën e lijës së dhenve në vendin tonë. Pas këtyre viteve sëmundja u zhduk dhe nuk bëhej më vaksinë. Tek personat e pavaksinuar dhe me probleme të imunitetit shfaq forma të rënda.

Por cilat janë shenjat e para që shfaqen?

“Dhimbje trupi, muskujsh, deri flluska që zgjasin dy javë dhe që mund të mbeten shenja”, thotë ai.

OBSH e ka shpallur emergjencë dhe i ka rekomanduar qeverive të sigurojnë vaksina ndaj lijës së majmunit sidomos për personelin shëndetësor dhe grupet në risk.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.