Pastroi 500 milionë euro të grupeve kriminale, nis gjyqi në Holandë për Thanas Bakon

Ka nishur gjyqi në Holandë për Thanas Bakon, i cili ra në pranga në Athinë më 31 maj të vitit 2023. 53-vjeçari nga

Gusht 22, 2024 - 12:40
 0
Pastroi 500 milionë euro të grupeve kriminale, nis gjyqi në Holandë për Thanas Bakon

Ka nishur gjyqi në Holandë për Thanas Bakon, i cili ra në pranga në Athinë më 31 maj të vitit 2023.

53-vjeçari nga Saranda dyshohet për lëvizjen dhe pastrimin në Holandë të rreth 500 milionë eurove të trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

Ai konsiderohet nga Europol si personi që pastronte paratë e grupeve kriminale dhe u arrestua pas një hetimi të FBI dhe zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin “ANOM”. Bako vepronte me porosi të trafikantëve në Dubai e Holandë për të transferuar miliona euro nga një vend në tjetrin.

Prokuroria e akuzon si menaxherin e një rrjeti korrierësh në Holandë, të cilët i drejtonte nga Athina.

Korrierët kamufloheshin si punëtorë të zakonshëm, bojaxhinj apo pastrues dritaresh, zakonisht me precedentë të pastër penalë për të mos u vënë re nga autoritetet. Ata përdornin furgonët e tyre për të transportuar miliona euro nga një vend në tjetrin.

Policia zbuloi si korrierët morën ose dërguan çanta të mbushura me para. Herë ishin disa mijëra euro, herë miliona. Sipas Prokurorisë Publike, nën drejtimin e Thanas Bakos janë mbledhur gjithsej mbi 246 milionë euro dhe janë paguar gati 248 milionë euro.

Banka nëntokësore e Thanas Bakos kishte dy “zyra’”. Këto ishin magazina në Ëateringen dhe Nieuë-Vennep ku paratë u numëruan dhe u fshehën.

Sipas Prokurorisë Publike, mesazhet e përgjuara tregojnë se Bako ka mbajtur shënim shumën e parave që kanë hyrë dhe kanë dalë.

Në pronësi të kësaj kompanie rezulton apartamenti luksoz i tij në Glifadha ku edhe ku arrestua si dhe disa apartamente të blera në Dafni dhe Ilioupoli. Përmes kësaj kompanie, ai rezulton se kryente pastrim të parave të karteleve të drogës, kryesisht nga Holanda e Belgjika.

Ai rezulton se u jepte udhëzime korrierëve se ku t’i merrnin e çonin paratë dhe duke përfshirë dhe konvertimin në kriptovaluta, kryente pastrimin e tyre dhe transferimin në shtete off shore dhe kryesisht në Dubai. Autoritetet holandeze kanë mbërritur deri tek emri i Bakos pas shkatërrimit të disa grupeve kriminale, nga komunikimet e të cilave përmes aplikacioneve të enkriptuara, kanë zbuluar një emër të koduar i cili më pas rezultoi të ishte pikërisht shqiptari 53-vjeçar. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.