Gola e spektakël në Champions League, fitojnë Salzburg dhe Sparta e Pragës, mundet Galatasaray

Emocione dhe gola në ndeshjet e para të fazës së play off të Champions League transmetuar në Vizion Plus dhe Tring. Në një

Gusht 22, 2024 - 12:50
 0
Gola e spektakël në Champions League, fitojnë Salzburg dhe Sparta e Pragës, mundet Galatasaray

Emocione dhe gola në ndeshjet e para të fazës së play off të Champions League transmetuar në Vizion Plus dhe Tring. Në një prej ndeshjeve më të rëndësishme, Salzbuergu ndëshkoi Dinamon e Kievit 2 me 0 në transrfertë duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës së ligës. Takimi i përcjellë ekskluzivisht në Vizion Plus u zhbllokua në minutën e 29 nga Nene.  Për të dyfishuar rezultatin në favor të skuadrës austriake mendoi talenti danez Kjergard përmes një penallti ne minutën e 50. Për ukrainasit do të jetë shumë e vështirë përmbysja në Austria javën e ardhshme.

Sukses i vështirë por me rëndësi për zviceranet e Jang Boys 3 me 2 kundër Gallatasarait në një ndeshje me emocione e spektakël. Të zotët e shtëpisë shkuan deri në avantazhin 2 me 0 në Bernë, falë golave të Monteiro në ekstremet e pjesës së parë. Mirëpo turqit në mesin e pjesës së dytë ekuilibruan gjithçka në harkun kohor të 5 minutave falë të njëjtit autor Batshuai. Ugrinic me penallti në fund riktheu tek fitorja Jang Boys.

Sukses i madh për Spartën e Pragës 2 me 0 në Suedi kundër Malmo.  Tek çekët luajti titullar si zakonisht Qazim Laçi i zëvendësuar në minutën e 68 edhe për shkak të një kartoni të verdhë që kishte marrë. Autogoli i Stryger Larsen dhe në fund realizimi i Rynes i dhanë një fitore të çmuar miqve. Të cilët janë një hap tashmë kualifikimit në fazën ë ligës.

Vetëm barazim në sfidën tjetër në Danimarkë mes Midtjilland dhe Slovan Bratislava. Sllovakët kaluan të parët në avantazh me anë të Blackam, ndërsa për danezët barazoi Chilufa. Sfidat e kthimit luhen të martën e ardhshme. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.