Festa e Abaz Aliut në malin e Tomorit, Baba Mondi: Njerëzit të jetojnë në paqe dhe dashuri!

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka bërë thirrje besimtarëve bektashj të jetojnë në paqe dhe dashuri. Duke folur nga mali i Tomorit, në festën e Abaz Aliut Baba Mondi u shpreh se “I lutemi që Zotit të na lehtësojë sakrificat tona, mundimet tonë në këtë jetë të përkohshme”. “Ne si shqiptarë duhet […]

Gusht 22, 2024 - 15:45
 0
Festa e Abaz Aliut në malin e Tomorit, Baba Mondi: Njerëzit të jetojnë në paqe dhe dashuri!

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka bërë thirrje besimtarëve bektashj të jetojnë në paqe dhe dashuri.

Duke folur nga mali i Tomorit, në festën e Abaz Aliut Baba Mondi u shpreh se “I lutemi që Zotit të na lehtësojë sakrificat tona, mundimet tonë në këtë jetë të përkohshme”. “Ne si shqiptarë duhet t’i kthehemi kombit, siç e kanë ruajtur të parët tanë ta ruajmë edhe ne, të mos të largohemi. Të përballojmë vështirësitë në vendin tonë. T’i kthehemi punës e diturisë se ajo e zhvillon njerëzimin”, u shpreh ai.

Mijëra pelegrinë udhëtuanTeqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve
fetare që i përkasin.

Sipas gojëdhënave  Abaz Aliu, nga Arabia, së bashku me vëllanë e tij të vogël, u vendosën në Berat, duke u bërë mbrojtës të nahijes. I
vëllai mbronte qytetin e Beratit, ndërsa Abaz Aliu u vendos në Tomor, për të mbrojtur gjithë fiset dhe krahinat e Tomorit. Ditën e 25 gushtit
shpirti i tij vjen nga Olimpi dhe kthehet përsëri për të çliruar viset e Beratit nga gjithë të këqijat.

Legjendat e gojëdhënat popullore hedhin dritë mbi frikën, mbi forcën magjike të barnave që përdoreshin për shërimin e sëmundjeve, por shprehin
njëkohësisht respekt dhe nderim për Baba Tomorin e për Abaz Alinë.

Shenjtërimi i Tomorit nuk është rastësi, por është rrjedhojë e bukurive të rralla dhe e madhështisë së tij, mbi të cilat janë krijuat misteret, mitet, legjendat e gojëdhënat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.