Shoferët sherr pas fërkimit të makinave, policia gjen armë në vendin e ngjarjes

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta në Tiranë. Policia njofton se shkak i konfliktit ka qenë fërkimi i makinave,

Gusht 22, 2024 - 16:00
 0
Shoferët sherr pas fërkimit të makinave, policia gjen armë në vendin e ngjarjes

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta në Tiranë.

Policia njofton se shkak i konfliktit ka qenë fërkimi i makinave, ndërsa njëri nga personat e përfshirë është lënduar edhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes theksojnë uniformat blu, është gjetur edhe një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.

“Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.