Ndërtimi i TEC-it të Korçës, Shqipëria fiton arbitrazhin me austriakët, ‘shpëtohen’ 50 mln €

Shqipëria ka fituar një tjetër përballje në arbitrazhin ndërkombëtar me kompani të cilat kanë pasur pretendime për shkelje të kontratave nga ana e shtetit dhe në rastin konkret nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kompania austriake IVICOM Holding GmbH kishte nisur në dhjetor të vitit 2021, një arbitrazh ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë pranë Institutit […]

Gusht 22, 2024 - 16:25
 0
Ndërtimi i TEC-it të Korçës, Shqipëria fiton arbitrazhin me austriakët, ‘shpëtohen’ 50 mln €

Shqipëria ka fituar një tjetër përballje në arbitrazhin ndërkombëtar me kompani të cilat kanë pasur pretendime për shkelje të kontratave nga ana e shtetit dhe në rastin konkret nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kompania austriake IVICOM Holding GmbH kishte nisur në dhjetor të vitit 2021, një arbitrazh ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë pranë Institutit të Arbitrazhit të Dhomës së Tregtisë së Stokholmit (SCC), bazuar në Traktatin e Kartës së Energjisë (ECT) që mbron investimet e huaja në sektorin e energjisë.

Pretendimi i kësaj kompanie ishte se Shqipëria, përmes vendimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë  kishte ndërmarrë veprime diskriminuese duke shpronësuar investitorin IVICOM Holding GmbH dhe duke i shkaktuar një dëm të vlerësuar fillimisht prej 50 milionë eurosh, pretendim i cili gjatë proçesit të Arbitrazhit u reduktua përafërsisht 37 milionë euro, plus interesat e akumuluara.

Investimi parashikonte ndërtimin dhe zhvillimin e një termocentrali me turbina me gaz me cikël të kombinuar 500 MW pranë qytetit të Korçës.

Në 26 qershor 2024, Tribunali Ndërkombëtar i Arbitrazhit me seli në Stokholm vendosi që Republika e Shqipërisë nuk kishte shkelur asnjë rregull të Traktatit të Energjisë (ECT) dhe hodhi poshtë tërësisht pretendimet e IVICOM.

Gjykata e Arbitrazhit hodhi poshtë në veçanti pretendimin e IVICOM-it se projekti i termocentralit me gaz praktikisht konsiderohej i “miratuar” që në momentin kur IVICOM mori statusin e investitorit strategjik dhe se ky status në vetvete krijonte pritshmëritë legjitime për një investitor që projekti i tij do të miratohet.

Vendimi i Arbitrazhit theksoi diskrecionin e shtetit për të vendosur për projektet e mëdha infrastrukturore, duke hedhur poshtë pretendimin e IVICOM Holding GmbH se Republika e Shqipërisë e keqpërdori diskrecionin e saj për shkak të preferencave dhe lidhjeve politike.

Në këtë proces të rëndësishëm arbitrazhi ndërkombëtar, Republika e Shqipërisë u përfaqësua nga Avokatura e Shtetit, e mbështetur nga ekspertët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe e asistuar nga studio ligjore ndërkombëtare e Clifford Chance.

Ky është procesi i tretë në arbitrazhin ndërkombëtar, që Qeveria Shqiptare fiton në një hark të shkurtër kohor prej disa muajsh, kundrejt kompanive të huaja dhe që lidhen me procedurat e ndjekura ngë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Më herët janë fituar edhe çështjet e ngritura nga kompanitë Bankers Petroleum dhe Durrës Kurum Shipping.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.