Central për ruajtjen e energjisë. Projekti për ditët e vështira, 310 milionë euro për linjën nënujore Vlorë-Brindisi

Shqipëria do të ketë një central të ruajtjes së energjisë elektrike. Projekti me vlerë 120 milionë që do të zhvillohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është parashikuar në dokumentin e politikave parësore  2025-2027. Pavarësisht llojit të burimit, nëse vjen nga uji, dielli apo era… energjia elektrike që do të rezultojë si tepri në periudhë […]

Gusht 22, 2024 - 16:50
 0
Central për ruajtjen e energjisë. Projekti për ditët e vështira, 310 milionë euro për linjën nënujore Vlorë-Brindisi

Shqipëria do të ketë një central të ruajtjes së energjisë elektrike. Projekti me vlerë 120 milionë që do të zhvillohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është parashikuar në dokumentin e politikave parësore  2025-2027.

Pavarësisht llojit të burimit, nëse vjen nga uji, dielli apo era… energjia elektrike që do të rezultojë si tepri në periudhë bollëku do të ruhet “për ditë të vështira.” Kështu, veçanërisht gjatë periudhave me reshje, energjia do të ruhet në këtë central për t’u përdorur kur vendi të ketë nevoja.

Në drejtim të energjisë, bazuar në dokumentin e politikave parësore, në dy vitet e ardhme pritet të punohet edhe për ndërtimin e linjës së re të intekonjeksionint nënujor Vlorë-Brindisi që lidh Shqipërinë me Italinë. Për projektin është parashikuar një kosto prej 310 milionë eurosh.

Central për ruajtjen e energjisë. Projekti për ditët e

Më shumë se 800 milionë euro janë parashikuar për ndërtimin  e hidrocentralit të Skavicës. Në dy vitet në vijim vëmendje pritet t’i kushtohet edhe sektorit të gazit. Në Dumre është parashikuar ndërtimi i magazinave nëntokësore me vlerë 89.5 milionë euro.

Një pompë depozituese m vlerë 202 milionë e 670 mijë euro është parashikuar të ndërtohet edhe në Koman-Fierzë. Për realizimin e projekteve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të marrë më tepër para nga buxheti i shtetit, nisur nga viti i ardhshëm.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.