Kina nderon 120-vjetorin e lindjes së Ten Hsiao Pinit

Në Pekin u organizua një simpozium me rastin e 120-vjetorit të lindjes së Ten Hsiao Pinit, nji figurë komplekse që la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e kombit kinez .Në fjalimin e mbajtur në këtë veprimtari, presidenti kinez Xi Jinping(shqiptim: Shi Gjinpin) vlerësoi “kontributet e jashtëzakonshme” të Ten Hsiao Pinit dhe kërkoi çuarjen përpara të […]

Gusht 22, 2024 - 17:05
 0
Kina nderon 120-vjetorin e lindjes së Ten Hsiao Pinit

Në Pekin u organizua një simpozium me rastin e 120-vjetorit të lindjes së Ten Hsiao Pinit, nji figurë komplekse që la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e kombit kinez .Në fjalimin e mbajtur në këtë veprimtari, presidenti kinez Xi Jinping(shqiptim: Shi Gjinpin) vlerësoi “kontributet e jashtëzakonshme” të Ten Hsiao Pinit dhe kërkoi çuarjen përpara të socializmit me karakteristika kineze që inicioi ai.

Kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje se Ten Hsiao Pini ishte kryearkitekti i reformës, hapjes dhe modernizimit socialist të Kinës, pionier i socializmit me karakteristika kineze, si dhe një internacionalist i madh, që dha kontribut të spikatur për paqen dhe zhvillimin botëror. “Pas Revolucionit Kulturor, një periudhë e trazuar dhjetëvjeçare që përfundoi në vitin 1976, Ten Hsiao Pini i udhëhoqi Partinë dhe popullin drejt arritjes së transformimit historik të Kinës,” tha Xi.

Arritjet historike të Ten Hsiao Pinit janë gjithëpërfshirëse e novatore, me ndikime të thella dhe afatgjata si në Kinë, ashtu edhe në botë.

“Mënyra më e mirë për të nderuar Ten Hsiao Pinin është të vazhdosh të çosh përpara kauzën e socializmit me karakteristika kineze që filloi ai,” theksoi Xi.

Ai bëri thirrje për thellimin e mëtejshëm të reformës për të siguruar modernizimin kinez dhe kërkoi përshpejtimin e ndërtimit të një ekonomie të modernizuar, duke punuar për të ngritur kapacitetet në sektorin e shkencës dhe teknologjisë. Ai gjithashtu nxiti përpjekjet për të arritur përparim më të dukshëm në promovimin e begatisë së përbashkët për të gjithë banorët.

Xi Jinping-u vuri në dukje se realizimi i ribashkimit të atdheut është dëshira e brezit të vjetër të udhëheqësve, si Mao Ce Dun, Ten Hsiao Pin etj., dhe dëshira e përbashkët e bashkatdhetarëve kinezë brenda e jashtë vendit. “Ne duhet t’u përmbahemi parimeve ‘Një vend, dy sisteme’, ‘Vetëqeverisje e Hong-Kongut nga honkongasit’, ‘Vetëqeverisje e Makaos nga banorët e Makaos’ e ‘vetëqeverisje e lartë’ dhe duhet të përkrahim Hong-Kongun e Makaon të bashkohen më tej me strategjinë e zhvillimit kombëtar, për të arritur një zhvillim më të madh. Duhet t’i përmbahemi parimit të ‘një Kine’ e ‘Konsensusit të vitit 1992’ dhe të nxitim zhvillimin paqësor të marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve, – tha ai

Sivjet është 46 vjetori i zbatimit të politikës së Reformës dhe Hapjes në Kinë. Pas asaj, PBB-ja e Kinës ka ruajtur një rritje mesatare vjetore prej gati 9%, duke kontribuuar rreth 30% të rritjes së ekonomisë globale. Tani, Kina është partnerja më e madhe tregtare e mbi 120 vendeve të botë. Kina u zotua përsëri në plenumin partiak të sivjetshëm se do t’i përmbahet politikës bazë kombëtare të hapjes ndaj botës së jashtme, të këmbëngulë në promovimin e reformave përmes hapjes, të zgjerojëbashkëpunimin ndërkombëtar dhe të ndërtojë një sistem ekonomik të ri me hapje të nivelit më të lartë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.