Rrëzohet avioni në Itali, humb jetën piloti dhe pasagjeri

Një avion i vogël është rrëzuar dhe ka shpërthyer në flakë mesditën e kësaj të enjte në Itali. Si pasojë kanë humbur jetën

Gusht 22, 2024 - 17:15
 0
Rrëzohet avioni në Itali, humb jetën piloti dhe pasagjeri

Një avion i vogël është rrëzuar dhe ka shpërthyer në flakë mesditën e kësaj të enjte në Itali.

Si pasojë kanë humbur jetën dy persona, piloti dhe pasagjeri që ndodhej në bord. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrëfikëse.

Sipas mediave vendase, avioni ishte nisur nga “Alvaro Leonardi” në Maratta dhe për destinacion kishte L’Aquila-n. Por si pasojë e një problemi, ende të paidentifikuar avioni ka humbur kontrollin duke u përplasur në tokë, në anë të autostradës së makinave E45 në provincën e Ternit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plotë të këtij aksidenti tragjik. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.