Zbardhet dinamika e konfliktit me një të plagosur në Sauk, gjithçka nisi nga dy vajza

Fatjon Dauti dhe Marjo Barami u konfliktuan me njëri-tjetrin pasditen e kësaj të enjte, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. “Molla e sherrit” u bënë pikërisht dy vajza të cilat kishin përplasur mjetet. Burime për mediat bëjnë me dije se dy të rejat pasi kishin përplasur mjetet “Audi A8” dhe “Porche Cajun”, kishin lajmëruar të […]

Gusht 22, 2024 - 18:40
 0
Zbardhet dinamika e konfliktit me një të plagosur në Sauk, gjithçka nisi nga dy vajza

Fatjon Dauti dhe Marjo Barami u konfliktuan me njëri-tjetrin pasditen e kësaj të enjte, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. “Molla e sherrit” u bënë pikërisht dy vajza të cilat kishin përplasur mjetet.

Burime për mediat bëjnë me dije se dy të rejat pasi kishin përplasur mjetet “Audi A8” dhe “Porche Cajun”, kishin lajmëruar të afërmit e tyre, konkretisht Fatjon Dautin dhe Marjo Baramin.

I pari që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë Fatjon Dautin, i cili më pas u konfliktua me të afërmin e shoferes tjetër, Marjo Baramin.

Debati mes tyre agravoi deri në përdorimin e sendeve të forta, ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë Fatjon Dauti.

Sipas asaj që policia njoftoi më herët, i riu u dërgua me urgjencë në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sakaq, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes efektivët gjetën dhe sekuestruan një një armë zjarri, por nuk dihet se cilit prej personave të përfshirë në sherr i përket.

“Më datë 22.08.2024, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit Fatjon Dauti, dhe Marjo Barami.

Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi Fatjon Dauti i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj”, njoftoi Policia më herët.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.