‘Nuk duhet të jemi naivë”, Borrell ngre alarmin: Evropa mund të futet në një luftë tregtare me Kinën

Kreu i shërbimit diplomatik të BE-së, Josep Borrell, tha se fillimin e një lufte tregtare me Kinën e konsideron praktikisht të pashmangshme. “Ne nuk duhet të jemi naivë, nuk kemi asnjë interes të futemi në një luftë tregtare me Kinën, por ndoshta është e pashmangshme,” u shpreh ai. Sipas Borrell, përkeqësimi i mundshëm i marrëdhënieve […]

Gusht 22, 2024 - 19:20
 0
‘Nuk duhet të jemi naivë”, Borrell ngre alarmin: Evropa mund të futet në një luftë tregtare me Kinën

Kreu i shërbimit diplomatik të BE-së, Josep Borrell, tha se fillimin e një lufte tregtare me Kinën e konsideron praktikisht të pashmangshme.

“Ne nuk duhet të jemi naivë, nuk kemi asnjë interes të futemi në një luftë tregtare me Kinën, por ndoshta është e pashmangshme,” u shpreh ai.
Sipas Borrell, përkeqësimi i mundshëm i marrëdhënieve tregtare midis BE-së dhe Kinës “është në përputhje me logjikën e zhvillimeve”.

Por ai shtoi gjithashtu se Evropa nuk duhet të përfshihet në konfrontim sistematik me Kinën ose të frenojë rritjen e saj.

Më 20 gusht, Komisioni Evropian njoftoi futjen e detyrimeve për makinat elektrike kineze. Sipas qëndrimit të Brukselit zyrtar, këto tarifa janë aplikuar në bazë të rezultateve të një hetimi për “subvencionet e paligjshme” që Pekini dyshohet se u jep prodhuesve kinezë të automjeteve.

Ministria kineze e Tregtisë e konsideroi vendimin e KE-së si një shembull të “konkurrencës së pandershme”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.