Humbin jetën 11 oficerë në Pakistan, plagosen shtatë të tjerë

11 oficerë policie kanë humbur jetën, pasi disa persona të armatosur  i kishin zënë pritë në lindje të Pakistanit. Shtatë oficerë të tjerë

Gusht 22, 2024 - 22:10
 0
Humbin jetën 11 oficerë në Pakistan, plagosen shtatë të tjerë

11 oficerë policie kanë humbur jetën, pasi disa persona të armatosur  i kishin zënë pritë në lindje të Pakistanit.

Shtatë oficerë të tjerë u plagosën në këtë sulm. Sulmi ndodhi në qarkun Rahin Yar Khan në provincën lindore Punjab, kur oficerët po patrullonin në kërkim të plaçkitësve që veprojnë në atë pjesë të vendit, tha policia në Punjab.

Pakistani është përballur me një rritje të numrit të sulmeve militante në vitet e fundit, por vrasja e një numri kaq të madh të policëve në një sulm të vetëm është gjë e rrallë. Forcat e sigurisë të Pakistanit kryejnë shpesh operacione kundër banditëve në Punjab dhe në provincën jugore Sindh, ku ata fshihen në zona rurale dhe malore.

Ky sulm ishte ndër më vdekjeprurësit ndaj policisë në vitet e fundit, dhe u dënua nga liderët e vendit.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, kryeministri Shehbaz Sharif dhe ministri i Brendshëm, Mohsin Naqvi, e dënuan sulmin, duke shprehur pikëllim dhe duke i përshkruar oficerët e vrarë si martirë.

Ata u lutën për shërimin e shpejtë të oficerëve të plagosur dhe i urdhëruan autoritetet të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër sulmuesve.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.